Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti fillimisht kanë qëndruar në Aeroportin e Gjakovës, ku u njoftuan nga afër me aktivitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21”, ushtrimi më i madh i ushtrisë amerikane që sivjet u mbajt edhe në Republikën e Kosovës.Prej këtu krerët e institucioneve vazhduan vizitën në kampin ushtarak në Babaj të Bokës, kanë qëndruar pjesëtarët e FSK-së.Në mesin e ushtrimeve që patën mundësinë të shohin ishte edhe gjuajtja me snajperë nga forcat e sigurisë.E ceremonia kryesore e përmbylljes së kësaj stërvitje u bë në fshatin Devë.Pikërisht në kampin ku qindra ushtarëtë forcave ushtarake tash e dhjetë ditë kanë kryer operacione në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21”.Me këtë rast prsidentja e vendit njëherit edhe komandantja supreme e FSK-së Vjosa Osmani tha se sot po jetësohet ëndrra e secilit ushtarak dhe qytetar të Kosovës.
Osmani tha edhe se ngritja e kapaciteteve si pjesë e planit gjithëpërfshirës sot po e merr vulën e përkrahjes nga partnerët strategjik të Kosovës.
Ndërsa kryeministri I Kosovës Albin Kurti në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve ka falënderuar ushtarakët për kontributin e tyre në shërbim të atdheut si dhe ka përgëzuar FSK-në për profesionalizmin e treguar përgjatë këtij ushtrimi.
Kurti shtoj se FSK është fisnikëri e vendit tonë, mishërim i së kaluarës dhe e ardhmja e prosperitetit.
Objektivi kryesor ishte validimi i kapaciteteve të këmbësorisë në operacionet mbrojtëse, sulmuese dhe për operacionet e stabilitetit të nivelit të kompanisë.Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe ministri I FSK-së Armend Mehaj, Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Rrahman RAMA dhe përfaqësues të tjera nga insitutcionet shtetërore.
Në “Defender Europe 21” ishin të përfshirë 339 pjesëtarë të Forcës së Kosovës.Ky ishte ushtrimi më i madh ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga Lufta e Dytë Botërore, ku pjesëmarrës ishin 28 mijë pjesëtarë të forcave të armatosura nga 27 shtete anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere të SHBA-ve.