Përfundon seria e dëgjimeve buxhetore në komunën e Gjakovës

Në Pallatin e Kulturës, “Asim Vokshi” është mbajtur dëgjimi buxhetor, i organizuar nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal, për komunën e Gjakovës. Banorët e pranishëm, ndonëse jo në numër të madh patën mundësinë të paraqesin kërkesat e tyre para kryetarit të komunës, Ardian Gjini, i cili foli pak më tepër mbi prioritetet e qeverisjes së tij.

Nga qytetarët e pranishëm, pati kërkesa kryesisht për çështje infrastrukturore por pati edhe sugjerime sa i përket parkingjeve të personave me aftësi të kufizuara.

Kryetari Gjini ju përgjigj të pranishmëve, duke sqaruar se çështja e rrugëve zgjidhet me kode të veçanta buxhetore, ndërsa shtoi se shënjëzimi i parkingjeve fillon për një periudhë të shkurtër kohore.

Nga këtu u tha se të gjitha kërkesat nga seria e dëgjimeve  buxhetore të mbajtura gjatë tërë javës së kaluar do të shqyrtohen dhe do të merren parasysh, për të parë mundësinë e përfshirjes në buxhetin përfundimtar të komunës së Gjakovës.

Read Previous

Sa gjoba u shqiptuan mbrëmë në Gjakovë për mosrespektim të masave anti covid?

Read Next

Fillojnë punimet në asfaltimin e 2.6 km rrugë, investohen rreth 110 mijë euro