Përfundon seanca ndaj Dardan Krivaqës

Ka përfunduar seanca për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit kryesor për vdekjen e 18-vjeçares, Dardan Krivaqës.

Avokati i caktuar sipas detyrës zyrtare i Krivaqës, Admir Salihu, ka thënë se mjekët që e kanë kontrolluar atë kanë konstatuar se ai është në gjendje të vazhdojë dhe seanca ka vazhduar.

Salihu ka thënë se është në pritje të vendimit të Gjykatës.

Kujtojmë se për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të dyshuarit Dardan Krivaqa, ishte ndërprerë seanca për caktimin e masës së paraburgimit./EO/

Read Previous

Shtyhet për shtator rigjykimi ndaj Ferid Aganit

Read Next

Murati: Nga ky vit do të fillojë implementimi i shtesave për fëmijët