Përfundon protesta e djathtistëve serb në Jarinjë

Ka përfunduar protesta e djathtistëve serb në Jarnijë, në pikën kufitare me Kosovën.

Protesta u zhvillua në anën e territorit të Serbisë, si shenjë mbështetje ndaj barrikadave që kanë ngritur serbët lokalë në veri të Kosovës.

Protestuesit janë shpërndarë pasi Policia serbe u ka thënë se do të lirojë një person që ka arrestuar në protestë.

Njëri nga organizatorët e kësaj proteste Damjan Knezheviq, tha se “vëllezërit në veri të Kosovës janë në një presion të madh”, duke thënë se kanë pasur të pamundur t’i bashkohen protestë së stome.

Knezheviq kritikoi partinë më të madhe të serbëve në Kosovë, Listën Serbe.

“Kemi dashur të shkojmë deri të KFOR-it, që t’ua japim mesazhin që ata të largohen nga këtu, se nuk kanë se çfarë të kërkojnë këtu. Ne nuk e pranojmë këtë vijë kufitare. Do të vazhdojmë presionin në Beograd. Nëse derdhet gjaku serb, atëherë do të jemi në Kosovë, s’kemi çfarë të bëjmë tjetër”, tha ai.

Pjesëtarë amerikanë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR janë parë prezent në anën kosovare të pikëkalimit në Jarinjë. /Telegrafi/

Read Previous

Ura e fshatit Osek Hylë rrezikon të dëmtohet përsëri nga reshjet

Read Next

Argjentina triumfon me penallti ndaj Francës