Përfundon ndërtesa më e lartë në Europë, 187 metra e lartë

Çmimet variojnë nga 257 mijë euro në 2 milionë euro

Pas 17 vjetësh pengesash dhe punimesh, qiellgërvishtësja gjigande “Intempo” më në fund ka përfunduar. Prej 187 metra, kjo është ndërtesa më e lartë në Bashkimin Evropian. Kullat e saj binjake gjithashtu zotërojnë ngjitjen më të shpejtë me ashensor në Spanjë, me një shpejtësi prej 4.2 metra në sekondë dhe mund të arrijë në katin e fundit në 52 sekonda.

Qiellgërvishtëset e resortit “Costa Blanca” mund të rivalizojnë me ato të Manhatanit ose Hong Kongut, me mbi 25 kate më të larta, “Intempo” i lë të gjitha në hije me 47 kate më shumë.

Kullat lidhen në pjesën e sipërme nga një strukturë në formë diamanti, ku çmimi i një apartamenti nën çati është rreth 2 milionë euro. Diku tjetër në ndërtesë çmimet fillojnë nga 257,000 euro. Edhe pse bëhet fjalë për çmime marramendëse të gjitha apartamentet janë të shitura.

Klan News

Read Previous

Kompania kosovare që u aksidentua në Kroaci: Do ju qëndrojmë afër familjeve të viktimave dhe të lënduarve

Read Next

Arrestohet shoferi i autobusit, ja çfarë deklaroi ai në polici