Agjensionet dhe organizatat emergjente në Kosovë në bashkëpunim me Misionin e Aleancës Veri-atlantike në Kosovë KFOR-in, kanë përfunduar me sukses trajnimin ushtrues “Shpata e Argjendtë 2021”, të cilin e kanë zhvilluar në aeroportin e Gjakovës dhe në hapësira të ndryshme të qytetit. Ky ushtrim bashkoi në një mënyrë të koordinuar dhe sinergjike, akterë të ndryshëm: KFOR-in, Këshillin e Sigurisë së Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, Komunën e Gjakovës, Brigadën e Zjarrëfikësve, Njësinë mjekësore të urgjencës dhe Kryqin e Kuq. Njëri nga skenarët ishte menaxhimi i situtatës gjatë një shpërthimi të mjeteve të rrezikshme në një fabrikë. Nën komandën e KFOR-it dhe FSK-së të gjitha njësitë ishin në vendngjarje. Operacioni filloi për shpëtimin e personave që ishin brenda objektit, pastaj vazhdonte procesi i dekontaminimit tyre dhe ofrimi i ndihmës së parë. Secili operacion tregoi koordinimin e palëve të ndryshme në situata emergjente në Kosovë.
Ndërsa në ceremoninë përfundimtare e cila u mbajt në aeroportin e Gjakovës zëvëndës-komandant i KFOR-it, përgëzoi të gjitha institucionet dhe agjencitë që planifikuan dhe ekzekutuan ushtrimin e përbashkët “Shpata e Argjendtë 2021”
Angazhimi dhe bashkëpunimi i të gjithë agjenisoneve të sigurisë u përgëzua edhe nga ana e kryetarit në detyrë të komunës së Gjakovës Ardian Gjini.
Krejt në fund të pranishmit patën mundësinë të njihen nga afër me kapacitet, shërbimet dhe paisjet adekuate të punës që i kanë të gjitha institucionet dhe organizatat që ishin të inkorporuara në këtë ushtrim. Secila njësi e veçantë në mënyrën e vetë. Staf profesional, paisje të sofistikuara dhe makineri nga më të ndryshmet u prezantuan. Gatishmëria e secilit agjension dhe organizate është në çfarëdo situate emergjente. Përmes ndërveprueshmërisë të gjithë akterët treguan se duke punuar krah për krah me kolegët e tyre nga KFOR-i, institucionet dhe agjencitë tjera, të shkëmbejnë përvojat dhe të operojnë në ambient shumëkombësh. Ky ushtrim dëshmoi edhe njëherë se të gjitha institucionet e sigurisë në vend dhe ato ndërkombëtare kanë krijuar një rrjet koordinimi, bashkëpunimi të procedurave që duhet ndjekur në një rast aktual emergjent.