Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Pejë

Një shtëpi është përfshirë nga flakët e zjarrit mëngjesin e sotëm rreth orës 05:20 në lagjen “7 Shtatori”, në Pejë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas tij, nuk ka persona të lënduar.

“Rreth orës 05:20 kemi marrë informacionin se një shtëpi është përshirë nga zjarri dhe njësiti i zjarrëfikësve ka intervenuar, nuk ka të lënduar. Eksperti i zjarreve e konstaton shkakun”, ka thënë Rugova. /Telegrafi/

Read Previous

LDK krtikon Progamin e Qeverisë: Ka mungesë të një plani konkret për integrimin e veriut

Read Next

Ekspertët paralajmërojnë për një valë të katërt të COVID-19 në vjeshtë