Përfshihet nga zjarri një lokal në Gjakovë

Dje në fshatin Zhabel të Gjakovës një lokal është përfshirë nga zjarri.

Sipas Policisë, rastin e ka denoncuar pronari i lokalit, i cili ka pësuar lëndime gjatë shuarjes së zjarrit nga ekipi i zjarrfikësve.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është përfshi në zjarri lokali i tij. Ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Gjatë shuarjes së zjarrit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime.”

Read Previous

Rrahet një polic në Gjakovë

Read Next

Lëndohet kryepunëtori nga shpërthimi i rregullatorit të ajrit nga ndërprerja e rrymës