Vetëm në muajin prill kanë qenë tri festa zyrtare gjatë vikendeve, por që është pushuar të hënave. Qytetarët kanë pushuar edhe sot me 18 prill për shkak se të dielën janë festuar Pashkët Katolike, si dhe më 25 prill do të pushohet për shkak të Pashkëve Ortodokse, të cilat do të festohen të dielën e 24 prillit. Sipas Emrah Cërrmjani që është pjesë e shoqërisë civile në Gjakovë ly ligj duhet të ndryshohet.
Ai thotë se më së shumti po dëmtohen fëmijët.
Përndryshe, deri në fund të vitit do të jenë edhe 8 festa ku institucionet e Kosovës do të kenë pushim, prej tyre, tri në prill, një në maj, një në korrik dhe një në dhjetor, festa këto që festohen në vikend, por që të hënave do të jetë ditë pushimi.