Për të dymbëdhjetën herë dështon konstituimi i Kuvendit

Foto: Driton Paçarada/Koha.net

Për të dymbëdhjetën herë me radhë ka dështuar të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari deklaroi se procesi ka mbetur pa zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët.

Ai po ashtu kërkoi nga subjektet politike të propozojnë kandidatët për komisionin zgjedhor për kryetaren e Kuvendit, ndërsa PDK, LDK, AAK, Lista Serbe refuzuan të propozojnë kandidatët.

Kësisoj seanca dështoi, subjektet e lartëcekura kanë kundërshtuar që votimi i kandidates për kryeparlamentare të bëhet në mënyrë të fshehtë.

Seanca do të vazhdojë pas 48 orësh. /Telegrafi/

Read Previous

Komisioni Evropian: Është në interes të Kosovës t’i formojë sa më shpejt institucionet

Read Next

Historia e konfliktit Indi-Pakistan për Kashmirin