Për shkak të punimeve, ndalohet përkohësisht qarkullimi në rrugën “Ali Hadri” në Gjakovë

Me kërkesë të operatorit, në rrugët ‘’ Ali Hadri’’, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve për shkak të punimeve që do të zhvillohen në kolektorin e ujërave të zeza.

Ndalimi i qarkullimit do të bëhet nga data 31.10.2022 – 11.11.2022. Lusim drejtuesit e automjeteve dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të shmangin këtë pjesë të rrugës duke e shfrytëzuar itinerarin sipas skicës së bashkangjitur.

Kjo rrugë përkohësisht do të kthehet në rrugë për lëvizje në të dy kahet me qëllim të krijimit të qasjes së banorëve në pronat e tyre.

Sinjalizimi dhe paralajmërimi me kohë do të bëhet nga punëkryerësi, i cili sipas nevojës edhe do të menaxhojë trafikun në këtë pjesë të rrugës.

Read Previous

Rritet çmimi i energjisë në Shqipëri për konsum mbi 800 kW në muaj

Read Next

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO, Stoltenberg pritet të takohet me Erdogan