KEDS përmes një komunikate për media ka bërë thirrje që të kursehet energjia elektrike, pasi që kohëve të fundit me uljen e temperaturave edhe harxhimi i energjisë elektrike ka kapur shifra të larta. Por si e vlersojnë qytetarët këtë thirrje, çfarë po përdorin ata për ngrohje të ambienteve ku jetojnë e cilat janë sfidat e tyre na tregojnë vet ata.
Disa qytetetarë mendojnë që ngrohja me dru është më e shëndetshme dhe ka kosto më të ulët nëse i referohemi gjendjes socio-ekonomike në Kosovë
Ndërkaq një qytetar pensionist tha se të gjitha alernativat e ngrohjes për të janë të papërballueshme.
Ndërkohë çmimi i energjisë elektrike po vazhdon të jetë i njejtë dhe ky vendim nga zyra e rregullatorit ka afat kohorë deri në prill të vitit 2022.