Për rreth 30 minuta në Kosovë u ndalën shërbimet telefonike

Kompanitë e telefonive mobile më të njohura në Kosovë “Vala” dhe “IPKO” kanë lënë klientët e tyre pa i kryer shërbimet telefonike.

Sipas përdoruesve, për më shumë se 30 minuta asnjëra prej këtyre kompanive nuk ua mundësoi atyre të kenë qasje në shërbimet e tyre.

Ende nuk dihet arsyeja se pse kjo ka ndodhur.

Lidhur me këtë, nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar nga kompanitë përkatëse.

Read Previous

Një muaj paraburgim ndaj një personi në Gjakovë, shkak nxitja e përçarjes

Read Next

400 afganë do të strehohen në Shqipëri