Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë.
1 mijë e 553 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë ditës së shtunë.
Ndërsa, Policia ka raportuar se kanë ndodhur 46 aksidente trafiku, ku 18 prej tyre ishin me të lënduar, ndërsa 28 vetëm me dëme materiale.
Po ashtu policia ka arrestuar 10 persona, 9 janë dërguar në mbajtje./21Media