Për nderë të 28 nëntorit, alpinistët nga Kosova valëvisin flamurin kombëtar në Majën e Bistres

Alpinistët nga Kosova, Fadil Sahiti, Astrit Krasniqi dhe Nexhat Palushi, janë ngjitur në Majën e Bistres, majë kjo me mbi 2 mijë metra lartësi.

Ata këtë ngjitje e bënë për nderë të 28 nëntorit, Ditës së Flamurit, duke e valvitur atë në këtë majë.

“Foto dhe video nga aktiviteti i ngjitjes ne majën e Bistres 2651L.M , për nder te festes kombëtare 28 Nëntori. Faleminderit për shokët: profesor Fadil Sahiti dhe Nexhat Palushi që organizuan, e bën madhështor dhe shumë mbresëlënës ketë aktivitet”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Read Previous

​SHSKUK kërkon të merren masa ndaj logopedit që keqtrajtoi një paciente 5 vjeçare

Read Next

​KQZ-ja certifikon sot kandidatët për kryetar të katër komunave në veri