Kështu duket rruga “Shani Pallaska” në qytetin e Gjakovës. Infrastruktura e saj ende nuk është e rregulluar dhe ky fakt po i shqetëson banorët e kësaj lagjeje të cilët thonë se kanë paraqitur kërkesa vit pas viti në kuvendin komunal të Gjakovë për asfaltim të rrugës por deri më tani nuk është ndërmarrë asgjë.
Ali Pepshi është njëri nga banorët e shumtë të kësaj lagjeje që për më shumë se 30 vite jetojnë këtu. Ai thotë se edhe pse jemi taksapagues të rregullt kërkesat tona siç duket kanë hasur në vesh të shurdhër.
Ata thonë se nuk do ndalen së kërkuari asflatimin apo rregullimin e kësaj rruge.
Edhe për banorin Kadri Jasiqi gjendja momentale e rrugës e bën qarkullimin e vështirë për banorët dhe mjetet e transportit. Sipas tij në kohë me reshje bore apo shiou këto segmente rrugore bëhen të pakalueshme.
Ne kemi të dëshmuara edhe kërkesat që banorët i kanë adresuar në kuvendin komunal e të cilat nuk kanë marrë një përgjigje. Lidhur me këtë ne kemi kërkuar të dijmë nga drejtori i shërbimeve pulbike të dijmë se kur do të jetë rruga “Shani Pallaska” pjesë e investimeve kapitale.
Me asfaltimin apo rregullimin e kësaj rruge banorët thonë se jo vetëm që përmirësohet infrastruktura e përgjithshme por edhe jetesa e tyre. Ata mbesin me shpresën që kërkesa e tyre e kahmotshme të realizohet sa më parë.