Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimin e e vendimeve të cilat janë paraparë në pakon e ringjalljes ekonomike. Me këtë rast është bërë e ditur se nënat e papuna do përfitojnë nga 170 euro për 6 muaj, kurse ato të punësuara do marrin nga 170 euro për 3 muaj. Kjo pagesë do të bëhet krahas kompensimit të rregullt të pushimit të lehonisë. Por kjo ndihmesë po vlerësohet si shumë e ulët nga Shkurta Duraku nga Gjakova.
Jo të gjithë mendojnë njëjtë. Një tjetër zonjë po thotë se është më mirë një ndihmë e vogël sesa fare.
Ministria e Financave ka njoftuar se nga dita e shtunë e kësaj jave është hapur aplikimi për mbështetjen e lehonave dhe shtesat për fëmijë. E- Kosova është është platforma e cila shërben për të plotësuar aplikacionin e nevojshëm