Për herën e gjashtë mbahet gara “Kangaroo” në shkollën “Zekeria Rexha”

Kangaroo është gara më e popullarizuar në botë për matematikë, që ka për qëllim promovimin dhe popullarizimin e matematikës, si dhe përkrahjen e talenteve të fushës së matematikës. Për të gjashtin vit me radhë kjo garë është mbajtur sot në ambientet e shkollës së mesme të ulët “Zekeria Rexha”. Koordinatori regjional i garës dhe anëtar i bordit të po kësaj gare Pleurat Rudi tregoi mbi mbarëvajtjen e procesit që përfshin nxënës jo vetëm nga Gjakova.

Rudi shton se rezultatet llogariten në mënyrë elektronike dhe për nxënësit e dalluar është një tjetër nivel që quhet kangaroo plus.

Instituti Atomi ka për qëllim të përdorë garën e matematikës “Kangaroo” për të identifikuar talentet e rinj në fushën e matematikës në Kosovë, në mënyrë që të zhvillojë dhe avancojë talentin, dhe njohuritë në fushën e matematikës.

Read Previous

Të kërcënuara nga bombat e Putinit, mrekullitë arkitekturore të Ukrainës

Read Next

Qytetarët pro dhe kundër tërheqjes së fondeve nga trusti pensional