Për herë të parë, Shqipëria pret takimin e 70 të Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, këtë mëngjes të 25 tetorit ka bërë me dije se për herë të parë në histori, vendi do të jetë pritës i takimit të 70-të të Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit.

Rama njoftoi se takimi do të mbahet në Tiranë pranverën e vitit 2024.

Ai ka zgjedhur ta përçojë këtë lajm në median e tij sociale Facebook, teksa ndan edhe një kartolinë magjepsëse me prezantim të Shqipërisë.

Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO) është agjencia e Kombeve të Bashkuara përgjegjëse për promovimin e turizmit të përgjegjshëm, të qëndrueshëm dhe universalisht të aksesueshëm.

Si organizata kryesore ndërkombëtare në fushën e turizmit, UNWTO promovon turizmin si një nxitës i rritjes ekonomike, zhvillimit gjithëpërfshirës dhe qëndrueshmërisë mjedisore dhe ofron udhëheqje dhe mbështetje për sektorin në avancimin e njohurive dhe politikave turistike në mbarë botën. /Albanianpost.com

Read Previous

‘The Times’: Tirana është “pazari” më i mirë i Evropës

Read Next

Rreziku për recesionin në Eurozonë është i pashmangshëm