Për herë të parë mbahet provimi për patentë shoferë në veri

Në Mitrovicë të Veriut po mbahet provimi për t’u pajisur me patentë shoferë te Republikës së Kosovës.

Testit i janë nënshtruar 40 persona, të ndarë në 4 grupe. Ky proces vjen pas përfundimit të afatit për konvertimin e patentë shoferëve të lëshuara nga autoritetet serbe, në ato të autoriteteve të Kosovës.

Gjatë periudhës maj-gusht 2024, në 4 komunat veriore u konvertuan rreth 6,500 patentë shoferë./rtklive

Read Previous

Fabrizio Romano jep informacione rreth thashethemeve Real Madridit-Saliba

Read Next

Gjendet këpuca e britanikut që u zhduk para 100 vitesh në Everest