Për 24 orë katër aksidente dhe tri vjedhje në Gjakovë

Në 24 orët e fundit në Stacionin Policor në Gjakovë, më konkretisht në Trafikun Rajonal, janë regjistruar 4 aksidente të trafikut, që kanë kaluar pa fatalitet. Ndërsa është bërë e ditur se janë raportuar 3 raste të vjedhjes, një rast i lëndimeve të lehta trupore, një rast i uzurpimit të pronës dhe një rast i ngacmimit.

Më tej në raport thuhet se në Stacionin Policor në Rahovec gjatë 24 orëve, është raportuar një rast i shpërdorimit të pasurisë së huaj dhe një incident zjarri.

Kurse se në Komunën e Rahovecit, në stacionin policor është rapotuar një rast vjedhjeje dhe një rast hetim vdekjeje.

Read Previous

Presidentja Osmani dekreton dy ligje të miratuara nga Kuvendi i Kosovës

Read Next

Fshatrat Sheremet, Rracaj, Pacaj dhe Stubëll përfshihen nga zjarri