Për 21 vjet u shkatërruan mbi 100 mijë mina, Mehaj: Specialistët e deminimit janë heronj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka marrë pjesë sot në Ditën Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin ndaj Minave, në Parkun e Lirisë në Ferizaj.

Gjatë fjalës së tij, Mehaj ka thënë se specialistët e deminimit, janë heronjtë tanë.

“Ata pandërprerë edhe 23 vjet pas luftës, janë ende në vijën e parë, përballë minave dhe mjeteve tjera të pashpërthyera, që ne të tjerët të jemi të mbrojtur dhe të sigurt. Deminerët e FSK-së, KFOR-it dhe organizatave tjera janë profesionalë, vigjilentë dhe të guximshëm dhe ajo që i bënë të veçantë është se, me misionin e tyre fisnik e lartësojnë uniformën ushtarake, si dhe e konfirmojnë betimin se mbi të gjitha është: Detyra, Nderi dhe Atdheu”, është shprehur Mehaj.

Ministri ka bërë të ditur se specialistët e deminimit për 21 vjet detektuan dhe shkatërruan mbi 100 mijë mina e mjete tjera të rrezikshme, pastruan mbi 60 milionë m2 terren të afektuar nga minat në afro 4500 pika të rrezikshme.

Read Previous

Blinin online 50-she euro të falsifikuara dhe i hidhnin në treg, arrestohen 5 adoleshentë

Read Next

Konfirmohen rastet e para, varianti Ba2 i Omicron edhe në Shqipëri