Pensionohet legjenda e Real Madridit

Legjenda e Real Madridit, Marcelo, ka konfirmuar pensionimin nga futbolli nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetet sociale të enjten. 

Mbrojtësi i majtë brazilian ka gëzuar një karrierë plotë sukses, duke fituar pesë herë Ligën e Kampionëve e gjashtë herë La Ligan ndër të tjera. 

Ai me Realin kishte luajtur nga viti 2007 deri në vitin 2022, ndërsa së fundi ishte pjesë e Fluminenses në Brazil. 

Real Madridi në faqen zyrtare ka shprehur falënderimin për Marcelon. 

“Marcelo është pjesë e historisë së Real Madridit dhe një prej legjendave të mëdha të klubit tonë dhe futbollit botëror”, ka shkruar në faqen zyrtare të klubit madrilen./Koha.net

Read Previous

Arrijnë në Guantanamo dhjetë emigrantët e paligjshëm më të rrezikshëm

Read Next

Janari i këtij viti, më i nxehti në histori