“Halil Ahmeti – Misionar kombëtar në luftë dhe në paqe” kështu u titullua libri kushtuar jetës dhe veprës së tij. Bashkëpunëtor të shumtë nga Shqipëria, Mali i Zi, Sanxhaku, e shumë troje shqipfolëse u bënë pjesë e këtij aktiviteti që përkoi edhe me pensionimin e veprimtarit të shquar nga Gjakova. Halil Ahmeti ishte drejtor në “Gazeta e Alpeve” , Kryetar i Shoqatës “Drini, Veteran i UÇK-së, veteran i arsimit si dhe loboi pa u ndalur për ndërtimin e ashtuquajtur “Korridori Ndërkombëtarë Adriatik Gjakovë-Shkodër”. Ky aktivitet u karakterizua me këngë e recitime kushtuar veprës së Ahmetit.
Halil Ahmeti tha që kjo ngjarje kushtuar jetës dhe veprës së tij do të jetë shkas i mos ndaljes së punës kushtuar kombit.
U ndanë edhe mirënjohje për të gjithë ata që kanë dhënë kontribut me veprat e tyre.