Pensionistët janë ata që po përballen më së shumti me rritjen e çmimeve të produkteve të ndryshme. Kryetari i shoqatës së pensionistëve thotë që pensioni është shumë i vogël për të mbuluar shpenzimet mujore.
Po ashtu edhe objekti nuk i plotëson kushtet që këta të fundit të zhvillojnë aktivitetet e tyre, pasi ndodhet në katin e dytë të një ndërtese e cila nuk ka ngrohje si dhe kulmi është i plasaritur nga reshjet e ndryshme atmosferike.
Pasi jemi afër festës së 8 marsit ata zakonisht me aktivitete të ndryshme e shënojnë këtë festë, por që në mungesë të mjetve, nuk mund të ja dalin pa ndihmën e askujt, për këtë arsye ata janë në pritje të përgjiegjeve të disa institucioneve prej të cilave kanë kërkuar mbështetje.
Edhe një pensionist i cili është pjesë e organizatës kërkon mbështetje nga institucionet, pasi që për shkak të moshës e kanë të vështirë për të ngjitur shkallët e objektit në të cilin ndodhen.
Organizata e pensionistëve përbëhet nga shumë antarë të cilët në këtë objekt në baza ditore kryejnë aktivitete të shumta në të mirë të këtij komuniteti.