Peleshi pret homologun kosovar: Shqipëria do të vijojë pa ndalur mbështetjen ndaj Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka pritur në takim ministrin e ri të Kosovës Ejup Maqedonci, i cili vizitën e tij të parë e zhvilloi në Tiranë.

Kjo sipas ministrit si shenjë e rëndësisë së marrëdhënieve strategjike mes dy shteteve tona shqiptare.

“Shqipëria do të vijojë pa u ndalur mbështetjen ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare, në të gjitha nismat rajonale dhe rrugën e integrimit në strukturat euroatlantike. Intensifikojmë përpjekjet për të gjetur fusha të reja bashkëpunimi në interesin tonë të përbashkët!”, shkruan Peleshi në Facebook.

/albanianpost/

Read Previous

Lansohet forma e aplikimit për subvencionim të energjisë elektrike, Murati jep detaje

Read Next

Liberalizimi e rrezikon Kosovën të mbetet pa punëtorë, bizneset fillojnë t’i marrin nga vendet aziatike