Gjigandi kinez i teknologjisë, Alibaba, ka njoftuar planet për të nxjerrë në treg produktin e tij të stilit ChatGPT, të inteligjencës artificiale (AI), i quajtur Tongyi Qianwen.
Njësia e informatikës brenda grupit të madh kinez, thotë se do të integrojë chatbotin nëpër bizneset e Alibaba në “të ardhmen e afërt”, por nuk dha detaje mbi afatin e tij kohor.
Në muajt e fundit, kompanitë e teknologjisë në mbarë botën kanë zbuluar të ashtuquajturat chatbot-et e tyre gjeneruese të AI.
Në fillim të këtij viti, Alibaba zbuloi se po punonte për një rival të ChatGPT.
Tongyi Qianwen përkthehet përafërsisht si “kërkimi i një përgjigjeje duke bërë një mijë pyetje”, megjithëse Alibaba nuk ka dhënë një version anglisht të emrit.
“Ne jemi në një moment të fundit teknologjik të nxitur nga gjeneruesit e AI-së dhe informatikës cloud,” tha kryetari dhe shefi ekzekutiv i Alibaba, Daniel Zhang, ndërsa Tongyi Qianwen u prezantua zyrtarisht.
Kompania tha se Tongyi Qianwen, e cila është e aftë të punojë në anglisht dhe kinezisht, fillimisht do të shtohet në DingTalk, aplikacionin e mesazheve të Alibaba në vendin e punës.
Ajo do të kryejë një sërë detyrash, duke përfshirë kthimin e bisedave në takime me shënime të shkruara, shkrimin e email-eve dhe hartimin e propozimeve të biznesit, sipas kompanisë.
Alibaba tha se do të integrohet gjithashtu në Tmall Genie, i cili është i ngjashëm me altoparlantin inteligjent të asistentit zanor Alexa, të Amazon.
Interesi për AI është rritur që nga lëshimi i ChatGPT nga OpenAI, i mbështetur nga Microsoft në nëntor.
AI gjeneruese është në gjendje të mësojë nga të dhënat e kaluara për të krijuar përmbajtje të padallueshme nga puna njerëzore.
ChatGPT mund t’u përgjigjet pyetjeve duke përdorur gjuhë natyrale, të ngjashme me njeriun dhe gjithashtu mund të imitojë stile të tjera shkrimi, duke përdorur internetin siç ishte në 2021, si bazën e të dhënave të tij.
Microsoft ka shpenzuar miliarda dollarë për teknologjinë, e cila u shtua në motorin e saj të kërkimit Bing në shkurt. /Albanianpost.com