KB Peja pret në ‘Karagaçi’ skuadrën gjermane që ia shkaktoi humbjen e vetme

Peja në top formë në garat vendore dhe ndërkombëtare. Skuadra verdhezi ka shtatë fitore në shtatë ndeshje në Superligën e Kosovës në basketboll, kurse në FIBA Europe Cup ka dy fitore radhazi.

Humbjen e vetme e ka nga NINERS Chemnitz dhe pikërisht ndaj skuadrës gjermane do të luajnë sot në Karagaçi nga ora 19:00.

Takimin e parë e kishin fituar gjermanët 98:72, ndërsa më pas pejanët fituan kundër Heroes Den Bosch me rezultat 99:84 dhe në udhëtim ndaj PGE Spojnia Stargard 79:83.

NINERS Chemnitz është lider me tri fitore, Peja ka dy fitore e një humbje, PGE Spojnia Stargard një fitore e dy humbje, ndërsa Heroes Den Bosch e fundit me tri humbje.

Peja ka kërkuar mbështetjen nga publiku për atmosferë të jashtëzakonshme dhe për t’i dhënë kurajo basketbollistëve në këtë përballje shumë të rëndësishme.

Këtë mesjavë është dashur të luajë edhe Trepça në grupet e FIBA Europe Cup, por takimi ndaj Hapoel Galil Elion nuk do të zhvillohet, pasi skuadra izraelite nuk ka zhvilluar asnjë sfidë deri më tani për shkak të situatës në Izrael dhe të gjitha sfidat e skuadrës izraelite janë pezulluar. /Telegrafi/

Read Previous

Rritet profiti i bankave komerciale, këto janë fitimet për 9 muaj

Read Next

NJË JETË NË NJË ORË: Mevlyde Mezini – Saraçi