Pedri lojtari i fundit i lënduar te Barcelona, mësohen datat se kur do të rikthehen të gjithë

Pedri është lojtari i fundit që ka pësuar lëndim te Barcelona dhe lista e futbollistëve që nuk janë në dispozicion të Xavit është e gjatë.

Përveç yllit spanjoll, Barcelona ka mungesa të mëdha, pasi yjet si Gavi e Marc Andre Ter Stegen janë jashtë fushave.

Mundo Deportivo ka shpjeguar lëndimet e lojtarëve dhe datat e rikthimit të tyre në fushë.

Portieri gjerman Marc-Andre ter Stegen pritet të rikthehet në fund të janarit ose në fillim të muajit shkurt.

Qendërmbrojtësi spanjoll Inigo Martinez do të jetë jashtë fushave deri në mesin e muajit janar.

Sa i përket mbrojtësit të majtë Marcos Alonso data e rikthimit nuk dihet, pasi vuan nga problemet me shpinën

Pedri do të mbetet jashtë fushave për dy javë, pasi rikthimi i tij pritet të bëhet për ndeshjen me Las Palmas më 4 janar.

Ndërkohë sa i përket Gavit, talenti spanjoll ka humbur sezonin dhe rikthimi i tij pritet të bëhet në sezonin e ri.

Megjithatë për këtë vit Barcelona do luaj vetëm një ndeshje kundër Almerias. 

/Telegrafi/

Read Previous

​HuffPost rendit Tiranën si një nga destinacionet 2024

Read Next

SHMT “Nexhmedin Nixha” ndau kontributin e anëtarësimit për Kryqin e Kuq