Peci: Vazhdon të jetë i hapur aplikimi për subvencione në blegtori

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka njoftuar se po vazhdon të jetë i hapur aplikimi për subvencionet 2024, në blegtori.

Në një postim në Facebook, Peci ka thënë se shuma e subvencionimit varet nga lloji i kafshës.

Ai ka njoftuar se lopët qumështore, do të subvencionohen me 90 euro për krerë, ndërsa për kafshët më të mëdha, siç janë buallicat, shuma nga 90 euro ka kaluar në 180 euro.

Kafshët më të vogla, si dhitë, do të subvencionohen me 30 euro.

Përveç tyre, Peci tha se subvencione mund të merren edhe rreth kafshëve tjera. /RTK/

Read Previous

Rama: Në Aeroportin e Vlorës po punohet me ritme të shpejta për tu hapur vitin e ardhëm

Read Next

Borrell: Kosova dhe Serbia kanë arritur shumë pak progres