Peci: Nga qershori, 10 milionë euro grante për sistemin e ujitjes

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë të ditur se së shpejti në bashkëpunim me bankën Botërore do të nënshkruhet marrëveshja për një grant në vlerë 10 milionë euro për investime në ujitje.

Peci, gjatë takimit me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, folën për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe ngritjen e kapaciteteve bujqësore të vendit.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerë vendorë e ndërkombëtarë për të zbatuar projekte dhe iniciativa të përbashkëta që për qëllim kanë mirëqenien e qytetarëve të Kosovës”, tha Peci.

/KlanKosova/

Read Previous

Këto janë datat kur do të mbahet testit të Arritshmërisë, i nënshtrohen 24 mijë nxënës

Read Next

Kur zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve?