Peci: E kemi të njëjtin emër për kryeparlamentare, Albulena Haxhiun

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka deklaruar se edhe sot do të provojnë të themelojnë Komisionin për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit/es.

“Ne çdo ditë vijmë me vullnet pozitiv me shpresën që edhe partitë tjera do të reflektojnë. Ne edhe sot do të provojmë të themelojmë komisionin”, tha ai për media.

I pyetur lidhur me një takim të mundshëm të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, Peci u shpreh se janë të gatshëm për dialog, por se do të shqyrtojnë përmbajtjen e ftesës.

“Përveç ftesës është shumë e rëndësishme edhe përmbajtja e ftesës”, theksoi ai.

Deputeti konfirmoi se Vetëvendosje vazhdon të qëndrojë pas kandidaturës së Albulena Haxhiut për postin e kryeparlamentares: “E kemi të njëjtin emër për kryeparlamentare – Albulena Haxhiun.” /GazetaSinjali/

Read Previous

Limaj: Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje për krizën

Read Next

Dështoi përpjekja e 13-të për konstituimin e Kuvendit