I dërguari i Britanisë së Madhe për dialogun Kosovë-Serbi, Stuart Peach sot zhvilloi dy takime të ndara me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.
Kjo u bë e ditur përmes një postimi në platformës X, nga ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ku ndër të tjera thuhet se ata biseduan për sigurinë rajonale, integrimin ndërkombëtar të Kosovës dhe çështjet bilaterale.
“Sot mirëpritëm të dërguarin e kryeministrit të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor në Kosovë, Stuart Peach. Ai filloi me takimet me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurtin duke mbuluar sigurinë rajonale, integrimin ndërkombëtar të Kosovës dhe çështjet bilaterale”, kanë shkruar nga ambasada në X. /Telegrafi/
Today we are welcoming 🇬🇧 Prime Minister’s Western Balkans Envoy to Kosovo. He began with meetings with President @VjosaOsmaniPRKS and Prime Minister @albinkurti covering regional security, Kosovo’s international integration and bilateral issues. pic.twitter.com/ML3siQpFmG— UK in Kosovo 🇬🇧 (@UKinKosovo) April 4, 2024