Peach: Mbretëria e Bashkuar e shqetësuar për rritjen e tensioneve Kosovë – Serbi

I dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, ka folur dje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur Ambasada britanike në Kosovë.

Bëhet e ditur se Peach ka nënvizuar shqetësimin e Mbretërisë së Bashkuar për rritjen e tensioneve dhe gjuhën e përdorur ditëve të fundit.

“Udhëheqësit tani kanë mundësi dhe përgjegjësi që në bisedimet në Bruksel të vënë qytetarët e tyre në radhë të parë, për të ndërtuar më tej arritjet e deritanishme në dialog, dhe për të bërë hapa të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve”, thuhet në njoftimin e Mbretërisë së Bashkuar.

/KosovaPress/

Read Previous

300 kilometra larg, era e zjarreve në pyjet e Portugalisë arrin në Madrid

Read Next

Komuna e Gjakovës shpall konkurs për lëvizje brenda kategorisë, pozita Inspektor i Tregut