PE miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që mbajnë pasaporta serbe

Parlamenti Evropian ka votuar të martën në favor të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës që mbajnë pasaporta serbe. Në votimin që u zhvilluar në seancë plenare, pro votuan 406 deputetë, 97 ishin kundër ndërsa 95 kanë abstenuar.

Me këtë votim kanë përfunduar procedurat në këtë institucion.

Mirëpo për zbatimin e vendimit nevojitet konfirmimi nga ana e Këshillit të ministrave të Bashkimit Evropian të cilët duhet të votojnë me shumicë të kualifikuar. Akoma nuk dihet data kur ministrat do e vënë në agjendë votimin për këtë çështje.

Pas votimit në Parlamentin Evropian e më pas në Këshill të BE-së, vendimi publikohet në gazetë zyrtare së bashku me datën kur nisë zbatimi I lëvizjes së lirë për këta qytetar.

Pas liberalizimit të vizave për Kosovën, qytetarët e vendit që posedojnë vetëm pasaporta të Serbisë mbetën të vetmit në rajon që nuk gëzojnë lirinë e lëvizjes meqë heqja e vizave në janar ishte valide vetëm për pasaporta të Republikës së Kosovës.

Nga ana tjetër, këta qytetarë të vendit ishin përjashtuar nga vendimi i liberalizimit të vizave për Serbinë në dhjetor të vitit 2009.

Në mënyrë që të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor të gëzojnë lirinë e lëvizjes, Komisioni Evropian, në nëntor të viti të kaluar propozoi heqjen e vizave edhe për këtë kategori të qytetarëve./rtklive

Read Previous

​“Skenë krimi mos kalo”, vendosen shirita te zyra e profesorit që po akuzohet për ngacmim seksual

Read Next

Milano dëshiron të ndalojë shitjen e akullores, picës dhe ushqimeve pas mesnate