​“Skenë krimi mos kalo”, vendosen shirita te zyra e profesorit që po akuzohet për ngacmim seksual

Lëvizja Feministe Studentore ka vendosur në derën e zyrës së profesorit Xhevat Krasniqi, disa shirit me të cilët zyrja e tij është cilësuar si skenë krimi.

Kjo lëvizje thekson se ende nuk ka vendim për rastin e profesorit të denoncuar për ngacmim seksual, Xhevat Krasniqi.

“Ai është suspenduar dy herë për ngacmim seksual, njëherë nga Universiteti i Gjakovës, e herën tjetër nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Ai nuk mund të vazhdoj të mbaj ligjërata në Universitet. Andaj si duhet as zyra, vendi ku shumë vajza kanë dëshmuar që janë ngacmuar. Ngacmimi seksual është krim”, thuhet në reagim./kp

Read Previous

Takimi mes Kamberit dhe Von Cramon, temë diskutimi diskriminimi i shqiptarëve

Read Next

PE miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që mbajnë pasaporta serbe