Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës njëherit dhe deputet në Kuvendin e Kosovës, Hajdar Beqa filloi fjalimin e tij para banorëve të fshatit Rogovë duke prezantuar dy kandidatët për këshilltarë komunal të zgjedhjeve të 17 tetorit.
Deputeti Beqa tregoi edhe për planet dhe prioritetet e Partisë demokratike në sektorin e bujqësisë.
Kandidatët e këtushëm vazhduan rrjedhën e e fushatës dhe në pjesë tjera të komunës së Gjakovës.