PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja kundër votimit të fshehtë

PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja janë shprehur kundër votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, duke thënë se kjo është shkelje e Kushtetutës.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se kjo që po tenton të bëjë VV-ja është e paprecedentë.

“Prej kur e kemi shpallur pavarësinë, kjo është e paprecedentë. Ndoshta prej fillimi të kishit vendos me votim të fshehtë kish pas kuptim. Mos e  thelloni krizën, propozone një emër tjetër. Mos e ktheni Kuvendin në cirk. Nuk mund ta impononi në mënyrë arbitrare kryesuesin. Nuk keni të drejtë. As sekretariati nuk duhet me iu ngu kërkesa të paligjshme. Kur nuk i keni votat në mënyrë transparente, si mund t’i keni në mënyrë të fshehtë? A e keni naj pazar që ne nuk e dimë? Po krijoni precedentë anti-kushtetues. Është fyerje për qytetarët”, ka thënë ai.

Arbitrare u cilësua kjo mënyrë nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami dhe ajo e AAK-së, Time Kadrijaj

“Është arbitrare, është shkelje kushtetuese, është shkelje e rregullores. Nuk do të bëhemi asnjëherë pjesë e shkelje të tua”, ka thënë Bajrami. /Koha.net/

Read Previous

Kërkohet të votohet në mënyrë të fshehtë Albulena Haxhiu

Read Next

Dështon për herë të nëntë seanca konstituive