Pavarësisht vështirësive, KV “Vëllaznimi” ri-fillon stërvitjet

Klubi i volejbollit “Vëllazimi” pavarësisht vështirësive që kishte me sallën ku veqse i zhvillonin stërvitjet pothuajshe çdo ditë, tashmë i ka filluar ushtrimet.

Blendi Haxhikadrija, trajner i kësaj skuadre na tha që pavarësisht disa vështirësive që kanë hasur, stërvitjet tani u po shkojnë në mënyrë të duhur, edhe pse kjo periudhë e pauzës së detyruar ka qenë më e vështirë për fëmijët.

Edhe pse u ka munguar salla për stërvitje, KV “Vëllaznimit” nuk I kanë munguar rezultatet pozitve, ku në 4 ndeshje të zhvilluara në dy konkurecat, i kanë regjistruar 4 fitore.

Haxhikadrija ndër të tjera përmendi dhe falenderoi ata që e ndihmuan shfuqizimin e vendimit për mosshfytëzimin e sallës nga Klubi.

Kënaqësia më e madhe e klubit janë fëmijët, dhe interesimi I tyre për këtë sport është I vazhdueshëm, tha mes tjerash trajneri Blendi Haxhikadrija.

Read Previous

Kurti: Kam informacione se në veri po përgatiten për protesta

Read Next

Haxhiu: Gjatë këtij viti kemi dëshmuar se mund të kemi Qeveri të pa korruptuar