Paulo Victor i bashkohet KF “Vëllaznimit” për sezonin 2024/25

KF Vëllaznimi ka siguruar shërbimet e sulmuesit Paulo Victor për edicionin 2024/25.

Sulmuesi brazilian vjen nga KF “Rahoveci”, ku ishte pjesë e sezonit të kaluar, ndërsa më herët ka luajtur edhe për KF “Dukagjinin”. Me përvojën dhe aftësitë e tij në repartin ofensiv, ai pritet të jetë një vlerë e shtuar për Vëllaznimin në këtë edicion.

Klubi vazhdon përforcimet në skuadër, duke synuar objektiva të qarta për këtë sezon. Me afrimin e Paulo Victor, Vëllaznimi tregon edhe një herë ambiciet për të garuar fuqishëm në kampionat. /tvsyrivision/

Read Previous

Qytetarët gati për nismën “Bojkoto marketet”

Read Next

Parashikimi i motit për sot