Pasuria e vyer arkeologjike e Luginës së poshtme të Drinit

Në nekropolin qendror të vendbanimit të Komanit, çdo ditë e më tepër po del në dritë pasuria e vyer arkeologjike e Luginës së poshtme të Drinit.

Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjetet sociale momente nga ekspedita kërkimore-arkeologjike që këtë vit u zhvillua gjatë verës.

“Kjo ekspeditë synon vazhdimin e gërmimeve në nekropolin qendror të Komanit, një prej varrezave më të mëdha mesjetare në vend, por dhe nga më të njohurat në pjesën e Ballkanit Perëndimor e që përbën burimin kryesor të të dhënave rreth popullsisë përgjatë shek. VI deri në shek. XIV”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se përmes këtij projekti, të dhënat dhe kultura materiale po japin dhe do krijojnë mundësinë të mësojmë më shumë për organizimin topografik të varrezës, riteve funerale, paleodemografisë (ushqimit, sëmundjeve, gjenetikës, mobilitetit), kodeve sociale, stadin që kishte arritur, prodhimeve e shkëmbimeve ndër-rajonale të popullsisë”.

Ky projekt i rëndësishëm kërkimor zbatohet në bashkëpunim me CNRS Paris/Orient et Méditerranée École Française de Rome  nën drejtimin e Etleva Nallbanit, Elvana Metallës, Instituti i Arkeologjisë, Akademia e Shkencave të Shqipërisë  Jocelyne Desideri, Université de Genève dhe DRTK Shkodër.

Nekropoli qendror i Komanit është një prej varrezave më të mëdha mesjetare në vend, që përbën burimin kryesor të të dhënave rreth popullsisë përgjatë një mijëvjeçari (shek. V deri në shek. XIV).

May be an image of 2 people
May be an image of 1 person and text
May be an image of 2 people
May be an image of 3 people, people studying and text
May be an image of bone and text
May be an image of 2 peopleMay be an image of climbing, tree and text

Read Previous

Arrestohet edhe një person për dallavere me patentë shoferë

Read Next

“The Sun”: Shqipëria – destinacioni i ri i arratisjes për britanikët