22 prilli Dita e Tokës shënohet me shumë aktivitete në gjithë botën.
Me këtë rast sektori i menaxhimit të mbeturinave në bashkëpunim me KRM “Çabrati” kanë bërë pastrimin e një prej deponive përgjatë pjesës së re të rrugës “Bujar Roka”.
Sipas drejtorit Behar Ferizi është fat i mirë që në komunën tonë nuk ka deponi të mëdha të mbeturinave pasiqë po pastrohen vazhdimisht nga punëtorët e kompanisë së pastrimit.
Pastrimi i deponive të egra do të vazhdojë edhe ditën e nesërme në lokacione të tjera në drejtim të varrezave të qytetit.