Pastrim intensiv në Veprën Marrëse në Llukë të Deçanit pas reshjeve të fundit

KRU Gjakova ka njoftuar se ekipet e saj janë duke punuar në terren për pastrimin e mbeturinave të sjella nga uji në Veprën Marrëse në Llukë të Deçanit.

Sipas kompanisë, ndërhyrja po bëhet me qëllim të mirëmbajtjes së sistemit dhe krijimit të kushteve për mbushjen e liqenit, pas reshjeve të fundit që kanë sjellë sasi të mëdha mbeturinash në këtë zonë.

Nga KRU Gjakova bëhet e ditur se punëtorët do të vazhdojnë angazhimin derisa të sigurohet funksionimi i rregullt i veprës marrëse dhe stabilizimi i gjendjes.

Read Previous

Chelsea e zyrtarizon trajnerin e ri

Read Next

Dyshime për shpëlarje parash, policia konfiskon 59 mijë euro në Leposaviq