Policia e Kosovës ka njoftuar se një taksisti në Prishtinë i janë grabitur 60 euro nga një pasagjer.
“Ankuesi mashkull kosovar-taksist ka raportuar se pasi i ka kryer një shërbim taksie një personi të panjohur, i njëjti duke e kanosur i ka grabitur 60 € para të gatshme (ankuesit) dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.
Sipas njoftimit të policisë për rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore po e hetojnë rastin./KP/