Pasagjeri i autobusit tragjik: Dje ishte dita më e frikshme e jetës time

Ramo Gashi, njëri nga pasagjerët që ishin në autobusin i cili u aksidentua dje për t’i lënë të vdekur 9 udhëtarë dhe njërin nga shoferët, tha sot para mediave kroate se dje ishte dita më e frikshme e jetës së tij.

Ai shpëtoi me lëndime të lehta dhe gruaja e tij pritet t’i nënshtrohet operacionit sot.

“Më zuri gjumi, dëgjova një të shtënë shumë të madhe, u hodha nga autobusi dhe u gjenda në rrugë. Në kohën e aksidentit, isha në anën e majtë në dyshemenë e autobusit”, tha ai.

“Unë pashë shumë të plagosur në livadh, gjithçka ishte aty, dikujt iu shqye krahu, unë kurrë më herët nuk kam parë diçka të tillë në jetën time”, tha Gashi./EkonomiaOnline/

Read Previous

​Gjini: Presim përshpejtim të procedurave që trupat e pajetë të kthehen sa më parë në Kosovë

Read Next

Zyrtari i Trafikut në Kroaci: Shoferët duket se nuk janë ndërruar për kohë të gjatë, dhe pasagjerët nuk ishin të lidhur