Pas tërmetit 5.6 ballë, ky shtet përballet me paralajmërim për cunami

Autoritetet japoneze kanë lëshuar një paralajmërim për cunami për ishujt e largët të Tokios pas një tërmeti me magnitudë 5.6 nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS).

Bëhet fjalë për ishujt Izu dhe Ogasawara, të cilët mund të goditen nga një cunami deri në një metër, sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze, e cila u bëri thirrje qytetarëve që të largohen urgjentisht nga brigjet.

“Dilni nga deti dhe largohuni shpejt nga zonat bregdetare”, tha agjencia.

Mbi pikën ku përplasen pllakat tektonike, në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” në Oqeanin Paqësor, Japonia është ndër vendet më aktive sizmike në botë.

Në arkipelagun me rreth 125 milionë banorë, çdo vit regjistrohen rreth 1500 tërmete, shumica prej të cilëve të vegjël. /abcnews.al

Read Previous

Sulmet me pager në Liban kanë rritur frikën e banorëve për pajisjet personale si telefonat

Read Next

Maqedonci: Bunjaku mbetet i skalitur në memorien e popullit e atdheut tonë