Pas shtimit të rasteve me Covid-19, një spital në ShBA e mbush garazhin me shtretër

Për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19, parkingun nëntokësor i Qendrës Mjekësore në Universitare e Misisipit është mbushur me shtretër.

Spitali kishte bërë një veprim të ngjashëm edhe në pranverën e vitit 2020, kur ishte kulmi i valës së parë të pandemisë.

Pavarësisht përkeqësimit të gjendjes, guvernatori i Misisipit nga radhët e Partisë Republikane, Tate Reeves, tha se i mirëpret ndihmat nga punëtorët federalë, por u zotua se kurrë nuk do t’i detyrojë banorët për të vendosur maska, ndonëse kjo cilësohet mënyrë efektive për parandalimin e përhapjes ë virusit.

“Unë besoj se secili individ duhet ta bëjë atë që beson se është vendimi më i mirë për veten”, tha ai. Reeves shoti se ai dhe familja e tij janë vaksinuar, por ka rreziqe që lidhen edhe me vaksinim, edhe me mosvaksinim,

Shkalla e ulët e vaksinimit dhe varianti më ngjitës, Delta, kanë shkaktuar rritje të numrit të rasteve me Covid-19 në mbarë Shtetet e Bashkuara, duke e stërngarkuar sistemin shëndetësor në disa pjesë.

Është rritur edhe numri i fëmijëve të hospitalizuar.
Të premten, në ShBA ishin 1.871 fëmijë të shtrirë në spitale, më shumë se në cilëndo periudhë tjetër të pandemisë.

Read Previous

Rënia e pagës mesatare, bëhet apel për ndarje të barabartë të pagave në sektorin publik dhe atë privat

Read Next

Vazhdojnë pritjet e gjata të mërgimtarëve