Pas rënies së Facebook, Elon Musk pronar i rrjetit social X si dhe përdoruesit e këtij rrjeti, filluan të tallen në llogari të rivalëve.
Musk dhe mijëra tjerë filluan të shpërndajnë “meme” lidhur me aplikacionet e njohura të Meta, Facebook dhe Instagram që ishin jashtë funksionit për afro një orë.
pic.twitter.com/VTOACNfb3E— Elon Musk (@elonmusk) March 5, 2024
Musk postoi deklaratën e kreut të zyrës për komunikim në Meta, Andy Stone – duke ironizuar me tre pinguinë (Facebook, Instagram Threads” duke i qëndruar gatitur pinguinit që mbi kokë kishte logon X, transmeton Telegrafi.
If you’re reading this post, it’s because our servers are working— Elon Musk (@elonmusk) March 5, 2024
Sikur kjo të mos mjaftonte, “tallja” vazhdoi kur Musk shkroi një postim interesant në të cilin thuhej: “Nëse jeni duke e lexuar këtë postim, kjo do të thotë se serverët tanë janë duke punuar”, duke ironizuar me ato të Meta që ishin jashtë funksionit.
E atij i është kundërpërgjigjur i pari i Meta, Mark Zuckerberg i cili përbri postimit të Musk shkroi: “Kjo po ndodhë sepse i kam lënë të hynë brenda”./gazetaexpress
It’s because I let them in.— Mark Zuckerberg (Parody) (@MarkCrtlC) March 5, 2024