Afër banesave sociale dukshëm kishte prani të madhe të mbeturinave, e kjo gjë i irritoi banorët aty pranë. Kështu pas ankesave të qytetarëve në mediumin tonë, ne menjëherë reaguam duke njoftuar KRM “Çabrati”. Përgjigja që morëm ishte e shpejtë dhe e menjëhershme, duke ndërhyrë menjëherë dhe mbeturinat janë larguar.
Theksojmë që qytetarët për çdo pakënaqësi, padrejtësi dhe shumëçka tjetër mund të raportojnë në portalin tonë në dritaren raporto edhe ti./Syri