Pas protestës së NjSI-së, reagon Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, ka thënë se gjatë mandatit të tij ka bërë maksimumin e mundësive që të trajtojnë secilën njësit të Policisë së Kosovës ashtu siç e meriton.

Sveçla pas protestës së Njësisë Speciale Intervenuese dhe njësive të tjera të Policisë së Kosovës përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se e gjithë përpjekja e tyre është që me mundësitë që kemi të ulim pabarazinë edhe brenda profesionit edhe mes profesioneve të ndryshme.

Ai tha se që nga marrja e mandatit e kanë rritur buxhetin për 30 për qind për Policinë e Kosovës.

“Në qasjen tonë, paga asnjëherë nuk ka qenë e shkëputur nga kushtet e tjera të punës që përbëjnë një aspekt esencial të trajtimit të punëtorëve të secilit sektor, ndër këta sigurisht edhe Policia e Kosovës.

Ai tha se gjatë kësaj kohe kanë bërë shumë punë të mira në drejtim të luftimit të krimit, korrupsionit e kontrabandës.

“Veçanërisht kemi shtrirë integritetin, sovranitetin dhe sigurinë në veri të vendit. Nuk besoj që ka pagë që do të na nxiste ta bënim këtë, por kemi bërë maksimumin që përbrenda mundësive tona të trajtojmë secilin njësit të Policisë së Kosovës ashtu siç e meriton”, u shpreh ministri.

Kam qenë shumë i vetëdijshëm për gjendjen në të cilën do ta gjejmë sigurinë në Republikën e Kosovës dhe gjendjen e mjerueshme në aspektin infrastrukturoro-financiar Policinë e Kosovës, por me shumë punë e angazhim, pavarësisht secilës sfidë, kemi bërë punë të mira e do të vazhdojmë të bëjmë.

Të gjithë së bashku kemi shtruar një rrugë të drejtë e të sigurtë të ndryshimit të gjendjes së sigurisë në vend dhe kjo rrugë nuk ka më kthim mbrapa.

Kushdo që në çfarëdo forme, për interesa personale apo grupore tenton të përdorë situata të ndryshme me qëllim të zbehjes së këtyre angazhimeve është i predispozuar që të dështojë.

Ne nuk do të ndalemi. Sepse ne jemi në rrugën e duhur dhe të drejtë.

/telegrafi/

Read Previous

KEDS-i dhe Elektroseveri nënshkruajnë kontratë, Lajçak: Hap i rëndësishëm në zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë

Read Next

9 vite nga anëtarësimi i KOK në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar